Find us on Facebook Youtube
English
Shqip

Korçë - Pogradec - Ohër - Strugë (15/01/2015)

Dita 1: Korçë – Pogradec (Ditë e plotë 8 orë)

  • Mbërritja në pikën kufitare në Kapshticë (Greqi /Shqipëri)
  • Vizitë në Korçë (1)
  • Drekë në restorant me ushqim tradicional të Korçës
  • Nisja për në Pogradec
  • Vizitë në burimet e Drilonit (2)
  • Darkë në restorant në Pogradec
  • Kalimi i natës në Pogradec

(1) Vizitë në Korçë:
Korça
, qyteti i serenatave, që gjendet në pjesën Juglindore të Shqipërisë, është një qytet magjepës dhe origjinal, me shumë rrugë të pastra dhe korsi tipike guri dhe trotuarë. Ndërtimet më të shquara janë: "Katedralja" madhështore Ortodokse (më e madhja në Shqipëri), "Mësonjtorja" (shkolla e parë shqipe e hapur në vitin 1887), dhe pazari tradicional, që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit. Shumë interesant dhe tërheqës është Muzeu i Arteve Mesjetare, me 6000 ikona që datojnë nga shekulli i 13-të-14-të. Një tjetër ndërtesë tërheqëse është Xhamia e Ilyaz Bej Mirahorit (1484), monumenti më i vjetër i qytetit që ende ekziston.

(2) Burimet e Drilonit - Pranë kufirit, 5 km në lindje të Pogradecit, Driloni është një park i harlisur dhe i këndshëm, i vendosur rreth pellgjeve ku uji kristal i qartë që buron nga Liqeni i Prespës, gurgullon nga ana e Malit të Thatë me nje shpejtesi prej 7 metra kub për sekondë. Ju mund të ushqeni rosat dhe mjellmat dhe të merrni me qira një varkë për një lundrim të qetë përreth. Fshati i vogël i Tushemistit, disa qindra metra në lindje të parkut, vlen të vizitohet për të parë Kishën Shën Pantaleon të shekullit të 6-të me dyshemenë e saj me mozaik origjinal.
 

Dita 2: Pogradec - Ohër (Ditë e plotë 8 orë)

  • Mëngjes në hotel
  • Nisja për në Ohër, Maqedoni
  • Pika Kufitare Tushemisht (Maqedoni)
  • Vizitë në qytetin e vjetër të Ohrit (3)
  • Drekë në restorant në qytet
  • Vizitë në Strugë (4)
  • Nisja per në kufirin Maqedonas/ Grek

(3) Kalaja e Ohrit i përket shekullit të III-të p.K. Në shekullin e X-të ajo u bë vendbanimi i Cezar Samuelit dhe njihej si kështjella e Samuelit. Teatri antik është zbuluar poshtë kështjellës drejt qendrës kryesore të pazarit të vjetër. Ajo është ndërtuar në shekullin e II-të para erës sonë.

(4) Vizitë në Strugë
Ndër monumentet më të rëndësishme kulturore, është kisha e Shën Gjergjit, e cila i përket shekujve të13-të deri 19-të. Në një kishë tjetër me të njëjtin emër, ("Shën Gjergji") e ndërtuar në vitin 1267, është zbuluar një mozaik nga shekulli i 5-të. Vlen të vizitohet në fshatin peshkatar Kalishta kisha e Shën Bogorodicës që është në brigjet e liqenit si dhe kisha shpellë Shën Atanisij. Në Strugë ka edhe një xhami të vjetër arkitekturore si xhami Helveti Teke dhe "Amam."

back
 

Weather - Korca, Albania
Find more about Weather in Korca, AB
Local Time
Date

Tuesday
18 March 2025